LAJMI I FUNDIT:

Brenda një jave nis ushtrimi më i madh ushtarak amerikan në Kosovë

Brenda një jave nis ushtrimi më i madh ushtarak amerikan në Kosovë

Ushtrimi më i madh ushtarak i SHBA-së që nga Lufta e Dytë Botërore, që do të fillojë brenda një jave, e përfshinë edhe Kosovën.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbi 1 vit e gjysmë që përgatitet t’i ushtrojë 330 ushtarë të saj bashkë me 26 kombe tjera për t’u bërë pjesë e aktiviteteve ushtarake në kuadër të Defender 21.

Ushtrimet teorike veçse kanë nisur këtë të hënë në Gjakovë për t’iu paraprirë atyre praktike.


Shefi i departamentit për operacione dhe trajnime në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kolonel Ejup Maqedonci, ka treguar se cila do të jetë përmbajtja e ushtrimit.

“Njësia jonë do të zhvendoset në Babaj të Bogës për të kryer një operacion të rikthimit të gjendjes në normalitet pasi që në skenarin që e kemi përgatitë me ushtrinë amerikane është paraparë një depërtim i armikut brenda zonës”, tha Maqedonci, njofton Klan Kosova.

Nga 28 mijë trupa të shpërndarë në Ballkan, Detin e Zi dhe vendet Baltike, në Kosovë do të zbarkojnë nikoqirët e Defender, ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do ta mbështesin FSK-në në këmbësori.

E vetë ushtarët e Kosovës do të ushtrojnë edhe në Shqipëri si vend mik dhe në Kroaci.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori