Hoteli më i gjatë në Evropë do të hapet këtë verë - dhe fluturimet me aeroplan për atje pritet të jenë të lira.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mercure Szczyrk Resort, në Poloni, do të jetë një ndërtesë “e lakuar” 330 metra që do të ketë 446 dhoma, secila me pamje panoramike.


fe2

Me nëntë kate – kur të hapet - ai do të jetë gjithashtu hoteli me vendndodhjen më të lartë në Poloni.

fe3

Përveç dy restoranteve dhe tre bareve, do të ketë edhe një palestër, spa dhe zona për lojëra për fëmijë.

https://youtube.com/shorts/L-_N_L-Kh-U?si=isBH8bj_W8v-BwDq

fe4

Planet e tjera përfshijnë një atraksion ujor me pishina, dhoma ndërruese moderne dhe zona relaksi.

fe5

Dhe nëse dëshironi “të arrini me stil” - atje ekziston edhe një platformë helikopterike.

fe6

Szczyrk është një qytet turistik, i popullarizuar si për skiatorët ashtu edhe për çiklistët – me rreth 1 orë 25 me makinë nga aeroporti.

Ndryshe, hoteli më i lartë në Evropë gjendet në një resort shumë të njohur spanjoll ndërsa hoteli më i madh në botë gjendet në Malajzi. /Telegrafi/