LAJMI I FUNDIT:

Brenda bunkerit sekret ku Gjermania Perëndimore i kishte fshehur 15 miliardë marka (Foto)

Brenda bunkerit sekret ku Gjermania Perëndimore i kishte fshehur 15 miliardë marka (Foto)

Për më shumë se 20 vite, banorët e fshatit Cochem që ndodhet në pjesën perëndimore të Gjermanisë, nuk e kanë ditur se poshtë dy shtëpive janë të fshehura miliarda marka.

Ky bunker top-sekret i Luftës së Ftohtë, që i kishte ruajtur paratë e Bankës Qendrore të Gjermanisë Perëndimore në rast emergjence, i ka hapur tani dyert si një muze për publikun.


Prej vitit 1964 deri më 1988, në bunkerin e nëndheshëm janë mbajtur 15 miliardë marka gjermane për raste lufte, hiper-inflacioni apo fluksit të parave false, transmeton Telegrafi.

I futur 30 metra nën tokë dhe i mbrojtur nga një murr i trashë një metër, ky bunker prej 8,700 metrash katrorë, besohet se ka kushtuar me miliona për t’u ndërtuar.

Banorëve që dyshonin për një aktivitet të pazakontë rreth shtëpive të tyre, u është thënë se “në këtë vend po ndërtohet një qendër strehimi, në rast të sulmit nuklear”.

Sikur të nevojitej për strehim, ky vend ka pasur hapësirë dhe ushqim për 175 njerëz, por vetëm për dy javë.

Gjatë përdorimit, çelësat e bunkerit janë mbajtur në Frankfurt dhe nga aty paratë janë bartur me kamionë.

Ekspertët qeveritarë e kanë zgjedhur këtë vend shumë kujdes. Ata kanë besuar se nëse vendi goditet nga bombat atomike, fshati Cochem që është i futur thellë në luginë, do të jetë i mbrojtur maksimalisht. /Telegrafi/

Bunkeri14

Bunkeri13

Bunkeri12

Bunkeri11

Bunkeri10

Bunkeri09

Bunkeri08

Bunkeri07

Bunkeri06

Bunkeri05

Bunkeri04

Bunkeri02

Bunkeri01

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori