Taylor Ward u ka dhënë fansave të saj një vështrim të shkurtër mbi apartamentin e ri prej dy milionë funtesh që e bleu me të dashurin e saj, futbollistin Riyad Mahrez.

23 vjeçarja - e cila është vajza e milioneres Dawn Ward - është ende në mes të rinovimit të vendbanimit të tyre të ri por po i mban ndjekësit në rrjete sociale të azhurnuar me progresin e tyre.


E entuziazmuar për shtëpinë e tyre të parë së bashku, Taylor krijoi një llogari në Instagram kushtuar rinovimit dhe së fundmi zbuloi një azhurnim të gardërobës së saj si dhe banjës së re.

Screenshot 12 4 Taylor Ward dhe Riyad Mahrez (Foto: The Sun)

Në një foto tjetër, ajo zbuloi se si dhoma e gjumit e tyre do të ndahej dhe do të vendosej një televizion.

Taylor ka postuar një mori fotografish në korridorin e tyre të gjerë që mburret me mure të bardha dhe dysheme mermeri.

Si dhe ka treguar përparimin e apartamentit të saj të ri, bukuroshja ka ndarë disa shkrepje të mrekullueshme nga vendi që ndan me yllin e Manchester City.

Screenshot 13 4 Brenda apartamentit luksoz të Taylor Ward dhe Riyad Mahrez (Foto: The Sun)

Vendbanimi i saj aktual përmban dritare nga dyshemeja në tavan që mbush hapësirën moderne me dritë natyrore.

Muajin e kaluar, ne zbuluam se futbollisti po blinte një apartament prej dy milionë funtesh me Taylor vetëm një vit pasi ata filluan takimet.

Screenshot 14 3 Brenda apartamentit luksoz të Taylor Ward dhe Riyad Mahrez (Foto: The Sun)

Riyad është ndarë nga bashkëshortja Rita gjatë vitit të kaluar dhe ish-çifti ndajnë së bashku dy fëmijë.

Futbollisti dhe partnerja e tij e re u zhvendosën së bashku para Krishtlindjeve dhe tani e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. /Telegrafi/

Screenshot 15 3 Brenda apartamentit luksoz të Taylor Ward dhe Riyad Mahrez (Foto: The Sun)

Screenshot 16 1 Brenda apartamentit luksoz të Taylor Ward dhe Riyad Mahrez (Foto: The Sun)