I burgosuri për vrasje në masë, norvegjezi Anders Behring Breivik ka bërë një përshëndetje naziste pas kthimit në gjykatë për të argumentuar se izolimi i tij shkel të drejtat e tij.

Ekstremisti krahut të djathtë ka krahasuar burgimin e tij me një "torturë", por shteti thotë se ai është duke u trajtuar në mënyrë të drejtë, transmeton Telegrafi.


Breivik vrau 77 njerëz në vitin 2011, kur ai vendosi një bombë në qendër të Oslos para se të shkonte në një “zbavitje” të shtënash në një kamp në ishullin Utoya.

Ai u dënua me 21 vjet burg në vitin 2012.

Seanca e së martës, në një palestër burgu të transformuar në një gjykatë, shënon paraqitjen e tij të parë publike që nga atëherë. /Telegrafi/