LAJMI I FUNDIT:

Bredford i dashur: Një letër dashurie për qytetin e keqkuptuar

Bredford i dashur: Një letër dashurie për qytetin e keqkuptuar

Pasi kaluan 21 vjet nga trazirat shkatërrimtare që shkaktuan kërdi në një lagje të Bredfordit me shumicë të banorëve me origjinë nga Azia Jugore, një dokumentar prekës merret me qytetin e njohur për nam të keq. Nga “zonat e ndaluara” myslimane, te nacionalistët e bardhë që votojnë Brexit-in, stereotipat vazhdojnë ende në këtë qytet …

Farhaani lindi në Bredford në vitet 1980, në një familje me origjinë myslimane nga Azia Jugore. Që në moshë të re kishte frikë se mos “zbulohej” dhe jetoi në ekzistencë dhe identitet të dyfishtë, duke u larguar nga Bradfordi sa më shpejt që të mundej.


I kaloi vitet duke udhëtuar nëpër botë, duke ua mësuar të tjerëve anglishten. Por, kur goditi pandemia e koronavirusit, Farhaani me ngurrim u detyrua të kthehej, në qytetin e tij të lindjes. Nëpërmjet gjyshes së tij të dashur, që e quan “Amma”, dhe poezisë së gjyshit të tij të ndjerë, Farhaani mësoi si ta donte Bradfordin – dhe veten.

Dokumentari jep një vështrim për qytetin, sipas këndvështrimit të Farhaanit që përshkruan betejat e fëmijëve të diasporës që shpesh mbërtheheshin mes botëve të kundërta polare; është dokumentar që duhet parë, meqë paraqet një anë tjetër të një qyteti që është shtëpia e shumë familjeve të diasporës dhe që është portal për identitetin e përbashkët; është rrëfim brezash i një familjeje që flet për historinë e një vendi, por edhe të shumë familjeve të tjera të diasporës në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë …

Regjinë e dokumentarit e ka bërë Vivek Vadoliya, ndërsa skenari është shkruar nga Farhaan Mumtaz dhe Ravi Amaratunga Hitchcock. /Telegrafi/