LAJMI I FUNDIT:

Brazili raporton rreth 50 mijë raste të reja me coronavirus dhe 1212 vdekje

Brazili raporton rreth 50 mijë raste të reja me coronavirus dhe 1212 vdekje

Brazili ka raportuar dhjetëra mijëra raste të reja të të prekurve nga pandemia globale të quajtur COVID-19.

Brazilianët kanë regjistruar 49.229 raste të reja me coronavirus vetëm gjatë 24 orëve të fundit, raporton CNN.


Gjithashtu numri i vdekjeve është shtuar edhe për 1.212 persona, ku disa prej tyre kanë pasur edhe sëmundje të tjera, transmeton Telegrafi.

Tani Brazili ka regjistruar 3,456,652 raste të virusit që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri zyrtar i vdekjes nga COVID-19 është rritur në 111,100.

Ndryshe, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, ky i fundit është vendi i dytë me numrin më të madh të të infektuarve në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/