Brazili po luan si Barcelona

Ish-mesfushori brazilian është kthyer për të dytën herë në krye të Selecas qëkur zuri vendin e Luiz Felipe Scolarit, i cili u largua pas turpërimit në Kampionatin Botëror.
Nën drejtimin e tij, Brazili ka regjistruar tetë fitore radhazi, ndërsa të martën ai e ka vizituar qendrën stërvitore të Blaugranëve për të shikuar seancat stërvitore të Luis Enriques.
“Filozofia e Barcelonës është shumë e ngjashme me atë të Brazilit”.
“Neymari po luan jashtëzakonisht mirë te klubi, ndërsa edhe Adriano dhe Dani Alves kanë kaluar kohë të shkëlqyera këtu”.
“Është mirë ta shohësh Barcelonën kur luan shumë mirë, dinamika është e mirë. Ata e nisën me disa vështirësi, por tash janë katër pikë larg vendit të dytë në La Liga”, ka deklaruar Dunga para gazetarëve. /Telegrafi/



















































