LAJMI I FUNDIT:

Brazili bëhet qendër e nxehtë e coronavirusit, shumëfishimi i rasteve mbushi spitalet dhe varrezat

Brazili bëhet qendër e nxehtë e coronavirusit, shumëfishimi i rasteve mbushi spitalet dhe varrezat

Shumëfishimi i rasteve të personave të infektuar me coronavirus, bëri që të mbushen spitalet dhe varrezat, duke e bërë Brazilin si një ndër qendrat më të nxehta në botë të shpërthimit të pandemisë.

Zyrtarët shëndetësorë në Rio de Janeiro dhe së paku katër qytete të mëdha, njoftuan se sistemet e tyre shëndetësore janë të tejmbushura dhe brenda një kohe të shkurtër mund të jenë pranë kolapsit, transmeton Telegrafi.


Sipas ekspertëve shëndetësorë, numri i personave të infektuar në mesin e 211 milionë banorëve është shumë më i madh, si pasojë e mungesë së testimit adekuat dhe mos testimit me kohë.

Në të njëjtën kohë, presidenti Jair Bolsonaro po vazhdon ta trajtojë si një sëmundje të zakonshme e cila mund të shërohet, duke mos ndërmarrë masa që të kërkojë ashpërsimin e masave për distancë sociale. Presidenti ka kërkuar, që vetëm ata gjendje të rëndë, duhet të izolohen.

Në Manaus, që është qyteti më i madh në Amazonë, është kërkuar të hapen varreza masive, si pasojë e numrit të madh të vdekjeve.

Aty po varrosen nga 100 njerëz në ditë, që është tre herë më shumë se numri i të vdekurve para përhapjes së virusit. /Telegrafi/