Mund të ketë zgjatur mbi dy dekada, por tani që vendimi në gjykimin e liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq po afron, prokurori i tij i OKB-së thotë se kurrë nuk është vonë për drejtësinë.
Më shumë se 20 vjet pas torturues 44-mujore të Sarajevës dhe masakrën e pothuajse 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, Karaxhiq do të dëgjojë më 24 mars nëse gjyqtarët e kanë gjetur atë fajtor për 11 akuza, përfshirë dy të gjenocidit.
“Ka pasur shumë gjykime të rëndësishme në këtë Tribunal, ka pasur edhe vendime shumë të rëndësishme, por kjo në lidhje me Karaxhiqin pa dyshim se do të jetë një prej më të rëndësishmeve në histori të Tribunalit”, ka thënë Serge Brammertz për AFP-në.
Pas vdekjes së ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Milosheviq më 2006 derisa po gjykohej nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY), Karaxhiq do të jetë politikani i nivelit më të lartë që do të gjykohet për krimet e kryera gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet e ’90-ta, transmeton Koha.net.
Kjo e bënë vendimin “shumë të rëndësishëm për sa i përket përgjegjësisë së liderëve politikë për vuajtjet e popujve të tyre”, ka thënë Brammertz.
Brammertz kishte vetëm pak muaj në detyrën e kryeprokurorit të ICTY-së kur pranoi një telefonatë korrikun e vitit 2008 që thoshte se, pas 13 vjetësh në arrati, dukej se Karaxhiqi do të kapej.
Ishte një moment i rëndësishëm. Kjo për shkak se të gjithë po bëheshin “shumë pesimistë” me punën e tribunalit të themeluar më 1993 prë kapjen e të arratisurve.
Deri më tani, një datë për përfundimin e misionit të tibunalit është tejkaluar – viti 2010.
Dhe ende, në çdo takim me grupet e viktimave, “kërkesa kryesore” gjithmonë ka qenë arrestimi i Karaxhiqit dhe shefit famëkeq ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
Me marrjen e kalimit se një prej personave më të kërkuar është kapur dhe do të dërgohet drejt Hagës, Brammertz e kishte ndjerë peshën e momentit dhe atë “që përfaqësonte për ato mijëra viktima që e kishin pritur këtë ditë”.
“Të gjithë e dimë thënien se ‘drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’, por në këtë rast specifik, kurrë s’është vonë. Dhe do të sjell drejtësi për viktimat”, thotë Brammertz.
Masakra e Srebrenicës, një enklavë e mbrojtur nga OKB, ka qenë “krimi më i rëndësishëm i vetëm i kryer që nga Lufta e Dytë Botërore në tokën evropiane”.
Më shumë se 10,000 persona, përfshi 1,500 fëmijë, vdiqën gjatë rrethimit të Sarajevës.
Karaxhiq doli para gjyqit tetorin e vitit 2009, ndërsa argumentet përfundimtare u përmbyllën tetorin e vitit 2014.
Brammertz hedh poshtë kritikat se ICTY vetëm se po i rikthen në skenë kujtimet e dhimbshme që kanë ndodhur kohë më parë dhe të cilat duhet të pushohen.
Megjithatë, ai pranon edhe kufizimet e tribunalit – thotë se disa prej atyre që kanë kryer krime mund t’i kenë shpëtuar rrjetës.
“Drejtësia është bërë, pa dyshim. Për të gjitha viktimat? Fatkeqësisht jo, sepse ne duhet të përzgjedhim raste”, ka thënë Brammertz.
Tribunali – i cili ka ngritur padi për 161 persona, më shumë se çdo tribunal tjetër ndërkombëtar – nuk ia ka dalë që të “ndjek penalisht çdo dhunim, çdo masakër dhe krimet tjera të rëndësishme”.
“Kjo është padyshim një prej frustrimeve tona më të mëdha”, ka theksuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët