LAJMI I FUNDIT:

I braktisur nga familja, i moshuari nga e shtuna ka mbetur në korridoret e spitalit të Mitrovicës – s’ka ku të shkojë

I braktisur nga familja, i moshuari nga e shtuna ka mbetur në korridoret e spitalit të Mitrovicës – s’ka ku të shkojë

Faik Zeqiri nga java e kaluar netët po i kalon në hollin e Repartit të Radiologjisë në Spitalin e Mitrovicës.

Kjo po ndodh pasi që ai thotë se nuk ka ku të shkojë tjetër në këto ditë të ftohta dimri.

Në Spitalin e Mitrovicës Faikut ja kanë mbaruar të gjitha ekzaminimet dhe analizat, dhe thonë se ai nuk ka nevojë më të qëndrojë aty, por se ai nuk largohet dot se s’ka ku të shkojë.


Spitali ka njoftuar se për rastin e kanë lajmëruar si Policinë e Kosovës ashtu edhe Qendrën për Punë Sociale por se deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim.

“Faik Zeqiri prej të shtunës gjendet në atë korridor. Çdo ditë thërras Policinë e Kosovës dhe Qendrën për Punë Sociale të cilët më kanë premtuar se do të merren me rastin. Ne kemi mbaruar analizat laboratorike dhe personi në fjalë nuk ka ndonjë shqetësim apo sëmundje infektive”, deklaroi për RTV Dukagjinin drejtoresha e spitalit Luljeta Zhubi.

Zeqiri thotë se familjarët nuk po kujdesen për të për shkak të raporteve të keqësuar familjare.

Ai thotë se në spital e solli një bashkëfshatar.

Derisa nga Policia e Kosovës thonë se rasti i takon Qendrës për punë sociale, këta të fundit ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për rastin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori