LAJMI I FUNDIT:

Braktisi Lamborghinin e 300 mijë eurove, pasi u përplas me një makinë (Video)

Braktisi Lamborghinin e 300 mijë eurove, pasi u përplas me një makinë (Video)

Ende nuk dihet kush është pronari, apo pse e braktisi në këtë formë

Përplasjen ndodhin shpesh, por ky rast ku përfshihet një Lamborghini Huracan Spyder dhe Ford Super Duty, është një aksident shumë bizar, transmeton Telegrafi.


Derisa po lëviznin në një rrugë në Miami të Shteteve të Bashkuara, makina e ka ndalur shpejtësinë, ndërsa në të është përplasur Lamborghini.

Zakonisht, të dy shoferët dalin dhe shikojnë fillimisht nëse ka të lënduar, pastaj flasin për dëmet dhe mundësitë e kompensimimeve prej kompanive të sigurimeve.

Por, jo edhe në këtë rast, ku shoferi braktisi makinën e 300 mijë eurove dhe bashkë me shoqëruesin, hipën në një Mercedes S-Class, që besohet se ishte i miqve të tyre. Nuk dihet se pse u la në këtë formë një Lamborghini Huracan Spider, por besohet se shoferi kishte shumë për të fshehur.

Super-vetura e dëmtuar u largua nga makina speciale për tërheqje, që të largohet prej rruge, teksa Ford Duty nuk pësoi asnjë dëmtim. /Telegrafi/