LAJMI I FUNDIT:

Brahimaj: Ky shtet nuk merret me kulturë

Brahimaj: Ky shtet nuk merret me kulturë
Ahmet Brahimaj, the current director of Kosovo Ballet. He finished the Ballet Secondary School in Skopje (now in Macedonia FYROM). Along the other dancers, he returned to Pristina and formed the Kosovo Ballet in 1972. He is also the key figure in restoring the Kosovo Ballet School in 2001 after being banned by the Serbian authority during the conflict.

Trupa e Baletit të Kosovës punon në kushte jo të mira dhe pa përkrahje institucionale, thotë drejtori i kësaj trupe, Ahmet Brahimaj.

Këtë vit trupa ka pasë dy premiera dhe ka marrë pjesë në Berlin, Hamburg dhe Paris.


“Njerëzit kanë dalë pas shfaqjes dhe na kanë uruar dhe na kanë përgëzuar për suksesin që kemi arritur si trupë”, thotë ai.

Brahimaj thotë se përherë kërkon bashkëpunime ndërkombëtare dhe me koreografë të huaj, ndërsa cek se së shpejti do të marrin pjesë në një festival në Bullgari dhe në Finlandë.

“Në shtator do të kemi një koreograf nga Amerika, e në dhjetor e kemi premierën e fundit për këtë vit të cilën do ta bëjë balerini Sinan Kajtazi”, shton ai. “Kemi oferta çdo ditë nga koreograf të rinj të cilët e përcjellin, e të cilët kanë dëshirë të punojnë me ne, sepse na çmojnë si trupë shumë serioze me nivel edhe artistik e teknik”.

Ahmet Brahimaj thotë se nëse pret kushtet që të na i krijojë shteti, i cili nuk merret fort me kulturë e i cili nuk e ka prioritet kulturën, “atëherë faktikisht ju kalon shumë shpejtë karriera”.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se ku po jetojmë dhe kush po na udhëheq, prandaj jemi kompakt që të punojmë dhe mos t’i presim kushtet. Mos t’i presim kushtet as të rrogave as të buxhetit për shfaqje as të ambientit ku punojmë. Ne punojmë në podrum; e kemi një sallë në podrum të teatrit e cila nuk ka dritë, e ajrin e ka të papastër; zhveshtoret janë katastrofë. Skena është e vogël për balet. Kemi problem se ku t’i lëmë kostumet; kemi problem se ku ta lëmë skenografinë”, shton ai. “E kemi një gjeneratë e cila ka vlera edhe artistike edhe njerëzore edhe etike edhe morale, edhe çdo gjë. Prandaj është gjynah që këta nuk përkrahen sa duhet nga shteti jonë”. /REL/