Ish-luftëtari i UÇK-së Brahim Qorri ka mohuar se ka thënë ndonjëherë që Ruzhdi Shaqiri ka qenë vrasës me pagesë, sikurse pretendon Gani Geci.
Ai tha se Geci është munduar ta përdorë atë padrejtësisht.
Gjithashtu, Qorri ka thë se nuk është e vërtetë që pasi është liruar nga uniforma e UÇK-së ka marrë para për ndonjë atentat.
“Kurrë për jetë! Si familje ne kemi punuar edhe para luftës me tregti. Kur unë i kam mbajtur 200 mijë marka në xhep të këmishës disa komandantë dhe sulltanë të sotit s’kanë pasë as duhan me pi. Asnjëherë s’e kam përdorur armën pas luftës në afërsi me dikë”, në në Zona B të Klan Kosovës.
“Pas luftës më ka mbetur hatri prej këtyre politikanëve që s’po mund t’ua përmendi emrat edhe pse të gjithë i dimë. Pesë fëmijë i kam dhe asnjë s’e kam në punë, sepse nuk e lejoj unë djalin tim që ka Master të bëhet punëtor i një analfabeti”.
Duke mos zbuluar shumë detaje, Qorri tha se ka dëshmuar në Hagë, por shtoi se në Drenas vazhdimisht mblidhen dëshmi nga policët e EULEX-it.
“Edhe tash nuk janë duke më lënë rehat. Pasi unë e kam të ndaluar të shkoj në në Europë më kanë dërguar nga Turqia dhe më kanë marrë në pyetje, por më shumë nuk e kam të lejuar të tregoj. Që tri vjet ata janë duke i marrë në pyetje dëshmitarët. Në Drenas ka 200 veta, vijnë policë të EULEX që i marrin në pyetje duke i mbledhur dëshmitë e tyre.
Qorri ka akuzuar Gani Gecin se e ka vrarë Ruzhdi Shaqirin – me të cilin ka lidhje familjare – pa pasë gisht në atentatin ndaj tij. Përkundër kësaj, ai thotë se nuk ka asgjë të keqe me të.
“Me Gani Gecin dhe vëllezërit e tij unë nuk kam asgjë, por që ma kanë vra tezakun Ruzhdi Shaqirin. Le ta dijë edhe ai edhe krejt Kosova se ai është vrarë i pafajshëm dhe pa i ardhë marre del nëpër televizione. Janë pesë dëshmitarë që mund të dëshmojnë që ai e ka vrarë pa faj. Çfarë drejtësie ka këtu kur e vret një njeri pa faj dhe del shëtitesh i lirë?”.
“Me Ganiun nuk kam asgjë të keqe, nuk më ka bë diçka të tillë e as unë s’i kam bërë. Por, ai është munduar që të më përdorë mua pak si ndryshe dhe ma ka vra tezakun pa faj. Unë i bëj be me 400 pleq që ai nuk ka pasur gisht në tentim-atentatin ndaj tij. Ruzhdi Shaqiri nuk ka pasur gisht në atë punë”.
“Ganiu ma ka përmendur emrin edhe në gjyq për punën e Ruzhdiut dhe kam pritur që gjykata të më merr në pyetje. Ai më ka përdorur mua kinse unë i kam thënë se Ruzhdiu është vrasës me para. Gjykata është dashur të më ftojë për të treguar nëse është e vërtetë apo jo ajo çka ka thënë Ganiu. Kurrë nuk më thirri askush”, tha Qorri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City