LAJMI I FUNDIT:

Brahim Mehmetaj, kryetar i AAK-së në Prishtinë

Brahim Mehmetaj, kryetar i AAK-së në Prishtinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtinë mbajti Kuvendin e VIII-të të rregullt zgjedhor, ndërsa delegatët e këtij kuvendi i kanë i dhënë unanimisht besimin Brahim Mehmetaj, që ta udhëheqë AAK-në në Prishtinë.

Mehmetaj ka thënë se AAK në Prishtinë po rritet çdo ditë dhe këtë sipas tij e e dëshmoi prania aq e madhe e qytetarëve, figurave të respektuara në Prishtinë e më gjerë, dhe gatishmëria e ardhjeve të reja për të qenë pjesë aktive e AAK-së, dhe për tu përballë me sfida në të ardhmen e përbashkët.


“Aleanca nga ky kuvend,po del më e përgatitur se asnjëherë më parë. AAK do të jetë përkrah qytetarëve të Prishtinës çdo ditë. Dua të falënderoj të gjitha strukturat e partisë për angazhimin dhe organizimin e këtij kuvendi madhështor, e gjithashtu ti falënderoj delegatët për besimin e dhënë ”, ka thënë Mehmetaj.

Brahim Mehmetaj ka qenë edhe zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, kurse aktualisht është drejtor në Drejtorinë e Inspekcionit në komunën e Prishtinës. /Telegrafi/