Brabus punoi në Porsche 911 Turbo S dhe e bëri atë edhe më tërheqës dhe më të fuqishëm.
Shumë do të pajtohen që Porsche 911 Turbo është mishërimi i veturave moderne sportive, një automjet që mund të jetë shumë e shpejtë në pistë dhe e rehatshme në autostradë në të njëjtën kohë. Madje, 911 e tejkalon këtë formulë duke ofruar mjaft praktike dhe shkathtësi për t’u bërë një veturë e përditshme, madje mund të shndërrohet në një kamper, siç e di më së miri CEO i Porsche, Oliver Blume.
Në anën tjetër të spektrit, kupa nga Stuttgarti është një përbindësh i vërtetë, veçanërisht kur e gjen veten në duart e atyre që dinë ta përmirësojnë atë në mënyrën e duhur. Brabus është një nga kompanitë që di të bëjë modifikime të mira. Ekspertët e Bottrop nuk zgjedhin shpesh modelet e Porsche për projektet e tyre, por kur e bëjnë, rezultatet janë spektakolare. Ky është pikërisht rasti për Brabus 900 Rocket R të ri, i cili bazohet në Porsche 911 Turbo S.
Vetura mori një komplet të plotë të trupit, të cilin Brabus e quan Widestar, i përbërë nga pjesë të bëra nga fibër karboni, duke përfshirë një spoiler të ri të buzës së përparme, hapje të reja të harkut të rrotave dhe një difuzor të ri të pasmë. Të gjithë komponentët janë optimizuar në tunelin e erës dhe Brabus thotë se rezultati është “një nivel i ri i efikasitetit aerodinamik”.
Megjithatë, magjia e vërtetë fshihet nën “kapuç”. Brabus instaloi dy turbombushës më të mëdhenj dhe më efikas për motorin 3.8-litërsh me 6 cilindra që tani zhvillon 900 kuaj/fuqi. Sistemi i shkarkimit sportiv me performancë të lartë është bërë nga inconel dhe përmban valvul të kontrolluara elektronikisht, gjë që lejon motorin të “marrë frymë më lehtë”.
Falë çift rrotullues shtesë, 911 Turbo S tani përshpejton nga 0 në 100 km/h për 2.5 sekonda, ndërsa standardi e bën punën për 2.7 sekonda.
Brabus ka përgatitur rrota të farkëtuara me pesë fole Brabus Monoblock P Platinum Edition 21 dhe 22 inç. Pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë të zezë me një dizajn gjashtëkëndor në ulëse. Tavani është i mbuluar me Alcantara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është kjo vetura e re e Jaguarit?

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Shenjat e reja në ndërruesit automatik të shpejtësive, a e dini se çfarë do të thonë?
“Mbreti i peshave të rënda”, Volvo një prej liderëve në tregun e kamionëve
Holanda ndalon shitjen e veturave me djegie të brendshme nga viti 2030
Superveturë nga Lada? (Foto/Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame