LAJMI I FUNDIT:

Braathu ofron mbështetjen e OSBE-së për institucionet e Kosovës

Braathu ofron mbështetjen e OSBE-së për institucionet e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Braathu e uroi zëvendëskryeministrin Limaj për formimin e institucioneve, në të njëjtën kohë ofroi mbështetjen e misionit të OSBE-së për institucionet e Kosovës.


Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Limaj e vlerësoi lart kontributin e misionit të OSBE-së në Kosovë.

Po ashtu, zëvendëskryeministri Limaj e çmoi ndihmën e miqve ndërkombëtar dhënë Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për temat si reforma elektorale, bashkëpunimi pozitë-opozitë si dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.