LAJMI I FUNDIT:

Braathu: Nuk duhet dhe nuk guxon të ketë mos ndëshkim për korrupsion

Braathu: Nuk duhet dhe nuk guxon të ketë mos ndëshkim për korrupsion

Ambasadori Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së tha se po bëjnë përpjekje për luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës për një qasje serioze dhe sistematike në luftën praktike kundër korrupsionit ashtu siç theksohet në dokumentet strategjike dhe ligjet të Kosovës.


“Akterët e korruptuar të përfshirë në rate të korrupsionit të madh nuk duhet të lejohen që t’i shpëtojnë ndëshkimit. Nuk duhet dhe nuk guxon të ketë mos ndëshkim për këtë korrupsion dhe qëllim i jonë i përbashkët s’është gjë tjetër pos shtimi i rezistencës ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe të madh që janë shumë dëmtuese për ekonominë, shoqërinë dhe institucionet shtetërore”, theksoi Braathu.

Ndërsa, në këtë konferencë u tha se ekspertë të shquar nga Transparency International do të shtjellojnë konceptet e korrupsionit në nivel të lartë dhe efektet globale të tij.

Për më tepër, konferenca është planifikuar si ngjarje nismëtare për sensibilizimin e pjesëmarrësve – vendimmarrësve – lidhur me arsyet pse parandalimi dhe luftimi i korrupsionit të lartë është i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori