BQK: Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për mbështetje të ekonomisë në rast të mbylljes totale

Guvernatori i Bankës Qendrore Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti, pas takimit me përfaqësuesit e bankave dhe bizneseve, theksoi se nëse vendi shkon në një mbyllje totale për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë e vendit.
Mehmeti tha se nëse ndodh edhe një mbyllje për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19, BQK ka identifikuar sot së bashku me komunitetin e biznesit nevojat për mbështetjen e ekonomisë.
“Nëse veç ndodhë që të kemi edhe një mbyllje të mëtutjeshme, pikërisht edhe për këtë arsye kanë qenë këto takime që i kemi mbajtur sot së bashku me Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive me bankat komerciale fillimisht, më pastaj edhe me shoqatat e bizneseve. Pra, në rast se paraqitet nevoja për një mbyllje të mëtutjeshme, ne veç kemi identifikuar nevojat, dhe këto takime do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim që edhe masat që do t’i ndërmarrim do të jenë në kontinuitet ose në harmoni ose sipas nevojave që të paraqiten në mënyrë që ta suportojmë ekonominë e vendit. Ajo çka është e mirë për këtë rast, është që bankat vazhdojnë të kenë likuiditet të mjaftueshëm, vetëm gjatë vitit 2020 në periudhën e pandemisë, bankat e kanë ndihmuar ekonominë me 1.5 miliardë euro… Kjo tregon që ne kemi një sektor stabil, i cili ka kapacitete për ta suportuar ekonominë dhe njëkohësisht kjo përkrahje ndaj bizneseve, ndaj individëve dhe raporti i lartë i likuiditetit tregon që bankat janë të gatshme që të vazhdojnë përkrahjen e ekonomisë dhe ta kenë rolin kyç në rimëkëmbje ekonomike”, tha Mehmeti.
Ai po ashtu theksoi se BKQ së bashku me përfaqësues të bizneseve identifikuan me kohë nevojat sa i përket vështirësive që kanë pësuar nga pandemia bizneset. Sidoqoftë, sipas tij, vështirësitë nga pandemia ende vazhdojnë në ekonominë e Kosovës.
“Masat e ndërmarra nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë e kanë ndikuar aktivitetin ekonomik në Kosovë dhe si rezultat i kësaj ka kufizime të aktiviteteve ekonomike dhe në vitin 2020 kemi një rënie ekonomike minus 7.2 për qind”, tha ai për KP.
Ndërsa, Rinor Gjobalaj, drejtor i Bordit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, tha se ka arritur t’i ndihmojë bizneset gjatë periudhës së pandemisë. Sipas tij, fatmirësisht është arritur që të krijohen dritare që të ndihmohen bizneset dhe nxitet punësimi.
“Kemi krijuar pesë dritare specifike, dritarja për t’i ndihmuar gratë në biznes, dritaren për biznese në prodhim, dritare për biznese në fushën e shërbimeve, dhe dritaren që merren me tregti. Ne besojmë fuqimisht se këto dritare në bashkëpunim me bankat komerciale në Kosovë do të rrisin kreditimin për ndërmarrje të vogla dhe të mesme që ata të ballafaqohen sa më lehtë me pandeminë dhe që të rrisin punësimin në vend”, tha Gjonbalaj.
Guvernatori Mehmeti sot paradite ka pritur në takim drejtuesit e bankave komerciale në vend dhe disa shoqata të bizneseve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët