LAJMI I FUNDIT:

BQE nuk e ndryshon normën bazë të interesit në Eurozonë

BQE nuk e ndryshon normën bazë të interesit në Eurozonë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi ruajtjen e pandryshuar të normës bazë të interesit në Eurozonë dhe zbatimin e mëtejshëm të një politike të liberalizuar monetare.

Në konferencën për shtyp pas takimit, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi u shpreh se në një periudhë relativisht të gjatë do të ruhet normat e interesit në këtë nivel, ose mund të ulet.

Në shkurt të këtij viti, inflacioni në zonën e euros u rrit 2 për qind dhe për këtë Draghi tha se ndodhi për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe të ushqimeve.

Banka Qendrore Evropiane ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike dhe inflacionin në Eurozonë.

Sipas saj GDP-ja e këtij viti në Eurozonë pritet të rritet 1.8 për qind dhe në dy vitet e ardhshme në përkatësisht 1.7 dhe 1.6 për qind. /Telegrafi/