Ministrja e Energjietikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska informoi se rezervat shtetërore të naftës janë të qëndrueshme dhe garantojnë sigurinë e furnizimit me derivate të naftës në vend.

Ministria njoftoi se situata aktuale energjetike dhe rreziqet e mundshme gjeopolitike po monitorohen nga afër, ndërsa Agjencia për Rezervat e Detyrueshme të Naftës – MAKORA vazhdimisht i mirëmban rezervat me qëllim sigurimin e stabilitetit të tregut.


Rezervat shtetërore formohen dhe mirëmbahen në përputhje me rregulloret evropiane dhe përfaqësojnë sigurinë strategjike të sistemit. Ato mund të përdoren ekskluzivisht me vendim të Qeverisë, në rast të një krize energjetike ose ndërprerjeje serioze të furnizimit.

Aktualisht, importi i derivateve të naftës po zhvillohet pa probleme, dhe si një mekanizëm shtesë sigurie, është siguruar tubacioni i produkteve Selanik-Shkup, i cili lejon rrjedhë të vazhdueshme të të gjitha llojeve të derivateve.

Sipas të dhënave zyrtare, rezervat shtetërore arrijnë në 138,877,053 litra Eurodiesel, 32,098,680 litra Eurosuper BS-95, 10,772,342 litra vaj ekstra i lehtë shtëpiak (EL-1) dhe 5,287,794 kilogramë naftë M-1 NS.