Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristian Mickoski, përfshirë ministren Sanja Bozhinovska, u takua me kancelarin e Austrisë, Kristian Shtoker.

Fokusi i bisedimeve ishte ekonomia, siguria energjetike dhe stabiliteti rajonal, duke theksuar mbështetjen për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e forcimit të lidhjes energjetike.


Në kuadër të takimit politik, ku morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisë austriake, u hapën tema që lidhen me tranzicionin e gjelbër, politikat e qëndrueshme dhe modelet e reja energjetike.

Ministrja Bozhinovska deklaroi se energjia sot është çështje stabiliteti, sigurie dhe pozicioni gjeopolitik.

"Maqedonia e Veriut ka një ambicie të qartë për t'u pozicionuar si një qendër rajonale energjetike, përmes ndërkonektivitetit diversifikimit dhe një cikli të fortë investimesh në burime të ripërtrishme. Mesazhi ynë është i qartë – ne jemi një partner që ofron parashikueshmëri, stabilitet dhe mundësi konkrete investimi", tha Bozhinovska.

Në vazhdim të vizitës, delegacioni zhvilloi edhe një takim ekonomik me përfaqësues të kompanive kryesore austriake, gjatë të cilit u diskutuan për mundësi konkrete për investime, transferim teknologjik dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik.

Takimet dërguan një mesazh të qartë se bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve ka potencial të fortë rritjeje, me interes të veçantë për investime të reja dhe partneritete afatgjata.