LAJMI I FUNDIT:

Botohet libri “Rugova-prijësi intelektual”, Abdixhiku: Presidenti ynë mbetet themeluesi e krijuesi i shtetit të Kosovës

Botohet libri “Rugova-prijësi intelektual”, Abdixhiku: Presidenti ynë mbetet themeluesi e krijuesi i shtetit të Kosovës

Sot janë bërë 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në përvjetorin e vdekjes së tij janë organizuar disa aktivitete, e njëra ndër to ishte edhe promovimi i një libri të ri nga Fondacioni “Ibrahim Rugova” me titull “Rugova-prijësi intelektual”.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se si në çdo 21 janar, bashkohen për ta kujtuar, nderuar dhe vlerësuar veprën madhore të Presidentit tonë historik, Ibrahim Rugova.


“Dhe në këtë përvjetor të 19-të të kalimit të tij në amshim, ne po pasurojmë mendimin kulturor e politik për Rugovën, trashëgiminë e Rugovës, si unike, të pashtershme, me një libër të ri, të botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova” me titull, “Rugova-prijësi intelektual.” Rugova është prijësi intelektual dhe në këtë libër, janë përfshirë studime, ese e vlerësime të autorëve të ndryshëm, pra nga të gjitha hapësirat shqiptare, të moshave të ndryshme, që e nënvizojnë këtë dimension, por edhe paraqesin pamje tjera të kontributit madhor të Rugovës për politikën, kulturën dhe artin shqiptar. Dhe kjo është shenja më e mirë e dëshmia më e qartë e jetës aktive që bën vepra e Rugovës në realitetet e reja, si dhe dëshmi e vlerës shumëdimensionale që ajo ka për secilën kohë”, ka pohuar ai.

Tutje, Abdixhiku ka shtuar se “presidentit ynë mbetet themeluesi e krijuesi i shtetit të Kosovës, duke lënë pas vetes një trashëgimi të pasur, një shkollë politike, bazament për punën time e të partisë që drejtoj”.

“Rugova është njeriu që i dha formë e përmbajtje shtetit tonë, ai është prijësi politik e kulturor, që na udhëhoqi me dije, vullnet e përkushtim në kohë shumë të vështira; i pathyeshëm përballë sfidave dhe i palëkundur në idealet sublime, për liri, pavarësi e demokraci perëndimor”, shtoi ai.

Mes tjerash, Abdixhiku ka pohuar se fondacioni “Ibrahim Rugova” ka bërë punë të mirë ndër vite, në fushën e botimeve, duke botuar vepra të Ibrahim Rugovës, duke mbledhë e sistemuar krijimtarinë e tij të shpërndarë në shtypin e kohës, duke botuar vepra si kjo, të autorëve e studiuesve për Rugovën, por edhe duke botuar vepra të autorëve të tjerë me interes publik.

“Kështu, ne jemi duke u kujdesur, që ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim te breznitë e reja rugovizmin, në mënyrën më burimore, mendimin e tij politik, letrar e kulturor, të bindur se një trashëgimi e tillë është pasuri e madhe, shumë e vlefshme dhe e pazëvendësueshme, për ta kuptuar Kosovën e djeshme dhe për t’u shërbyer prej saj, për ta ndërtuar Kosovën e nesërme.
Libri “Rugova-prijësi intelektual”, veç tjerash, vë në spikamë cilësitë e larta të prijësit intelektual, botën e tij të veçantë krijuese, shpirtin tolerant, idetë humane, forcën e mendimit, aftësitë bashkëpunuese, sinqeritetin, vlera për të cilat kemi nevojë përherë si shoqëri, e sidomos në kohë të vështira kur këto vlera përmbysen”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori