LAJMI I FUNDIT:

Bosnja ekstradon në SHBA të dyshuarin e ISIS-it që lindi në Kosovë

Bosnja ekstradon në SHBA të dyshuarin e ISIS-it që lindi në Kosovë

Autoritetet e Bosnjë dhe Hercegovinës kanë bërë të ditur që kanë ekstraduar sot për në SHBA të dyshuarin për terrorizëm, personin me emrin Mirsad Kandiç, i lindur në Kosovë më 1981.

Autoritetet boshnjake e ekstraduan Kandiçin në SHBA pasi ai kishte qenë në listën e kërkuar të Uashingtonit për tre vjet, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me organizatat terroriste si ISIS.


Kosovari u dëbua me një aeroplan të posaçëm të dërguar nga qeveria amerikane.

“Stafi i Zyrës së Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, së bashku me agjencitë partnere, siguruan ndihmën dhe bashkëpunimin e nevojshëm. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ne nuk mund të japim më shumë informata dhe detaje”, ka thënë zyra e prokurorisë në një komunikatë për shtyp, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton gazetametro.net.

Kandiç u lind në vitin 1981 në Kosovë dhe që nga janari i këtij viti ai është fshehur në rrethin e Grbavicës në Sarajevë. Ai u arrestua në fillim të korrikut.

Një urdhër emergjent i Interpolit për arrestimin e Kandic u lëshua në vitin 2016, edhe pse gjyqësori amerikan e ka kërkuar atë që nga viti 2014 për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me organizata terroriste.

Ai dyshohet se ka ndihmuar një 18 vjeçar australian, Jake Bilardi, i cili u bë i njohur si Abu Abdullah al-Australi, për të arritur territorin e kontrolluar nga ISIS.

Australiani vdiq në mars të vitit 2015 në një sulm vetëvrasës me bombë në Ramada në Irak.

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori