Policia në Salzburg të Austrisë ka regjistruar një incident që përfshinte një qytetar 41 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina i cili dyshohet se i shkaktoi lëndime të rënda trupore një 29 vjeçari afgan.

Në fakt, sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, shkaku i këtij incidenti ishte provokimi i afganit pasi ai e shtypi sirenën disa herë në makinë.


Përpara tij, boshnjaku ishte ndaluar me kamionin e tij.

Menjëherë pas kësaj, siç thuhet tutje, afgani i kishte bërë me një shenjë ofenduese boshnjakut.

Pas kësaj, ka qenë boshnjaku ai që e ka goditur afganin me një grusht në fytyrë.

Ndihma emergjente u desh të vinte dhe afgani ishte transportuar në spitalin e Salzburgut. /Telegrafi/