LAJMI I FUNDIT:

Borussia Dortmund merr fitoren e radhës, Haaland kthehet dhe shënon dy gola

Borussia Dortmund merr fitoren e radhës, Haaland kthehet dhe shënon dy gola

Borussia Dortmund ka arritur të shënojë fitore në shtëpi ndaj Mainz me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 8-të në Bundesliga.

Milionerët e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar që në rastin e parë.

Marco Reus gjeti rrjetën në minutën e 3-të të ndeshjes për epërsinë e Borussia Dortmund.


https://twitter.com/BBarakai/status/1449370185983533057

Në pjesën e parë ishte vetëm edhe një rast i mirë me Thomas Meunier, por belgu nuk ishte i saktë.

Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 51-të, Borussia fitoi penallti,.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Erling Haaland i cili shënoi për 2-0.

Mainz u kthye në lojë në minutën e 87-të, me Jonathan Burkardt që shënoi për 2-1.

Por kjo ishte e gjitha se çfarë bën mysafirët, pasi që Haaland shënoi golin e dytë personal në minutën e katërt shtesë për të mbyllur ndeshjen me fitore 3-1.

Dortmund me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 18 pikë, dy më shumë se Bayern Munich dhe Freiburg që kanë nga 16 pikë, me bavarezët me ndeshje më pak. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori