LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Serbisë dhe Kosovës iu duhen më shumë marrëveshje

Borrell: Serbisë dhe Kosovës iu duhen më shumë marrëveshje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, përshëndeti angazhimin e administratës amerikane në procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, por nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, kërkon më shumë sesa një lehtësim i udhëtimit dhe komunikacionit.

Kreu i diplomacisë evropiane, deklaroi në këtë përgjigje se Bashkimi Evropian ka një rol udhëheqës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por punon në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në.


“Në parim, Bashkimi Evropian mbështet të gjitha masat dhe veprimet që kontribuojnë në lehtësimin e lëvizjes dhe komunikimit midis njerëzve. Kjo është një nga mënyrat që çon në normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Serbisë dhe Kosovës iu duhen më shumë marrëveshje më shumë normalizim”, tha Borrell në një përgjigje me shkrim drejtuar ligjvënësve të Parlamentit Evropian.

Ai tha se BE-ja dhe SHBA-ja kanë agjendë të përbashkët për rajonin, raporton Rel.

Muajve të fundit, në procesin e normalizimit të raporteve mes dy vendeve, është vërejtur një rol më i fuqishëm dhe më aktiv i SHBA-së dhe përfaqësuesit të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, ambasadorit Richard Grenell.

Nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia u pajtuan në parim për vendosjen e linjës direkte ajrore, Prishtinë – Beograd, si dhe për hapjen e linjave hekurudhore dhe autostradave që do t’i lidhnin jo vetëm këto dy vende, por edhe rajonin me BE-në.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja ka ngecur që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e mëparshme e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi një taksë 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Qeveria e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, e hoqi taksën në muajin prill. Vendimi u mirëprit nga institucionet evropiane dhe vendet anëtare të saj.

Por, Shtetet e Bashkuara kërkuan edhe heqjen e masës së reciprocitetit tregtar të cilën e vendosi qeveria Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori