Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e përpjekjeve për energjinë e gjelbër.
Borell duke folur për ndryshimet klimatike, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një rëndësi të veçantë për transformimin e masave kundër degradimit të ambientit.
“Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është vizion dhe pako e masave transformuese për të ndikuar në ndryshimin e klimës dhe degradimin ambiental. Ambicia është e paprecedent. Marrëveshja përkushtohet që ta bëjë BE-në një vend neutral të karbonit deri në vitin 2050 dhe prezanton një tranzicion të qëndrueshëm nga i cili përfitojnë qytetarët evropianë dhe bizneset. Zbatimi i Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe ndikimi botëror kërkojnë reagimin tonë kolektiv. Shtetet e Ballkanit Perëndimor e luajnë një rol të rëndësishëm në këtë. E ardhmja e tyre shtrihet brenda Bashkimit Evropian dhe ne duhet të punojmë së bashku nëse dëshirojmë ta bëjmë Evropën kontinentin e parë me klimë neutrale dhe për ta përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve tonë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se me renovimin termocentralit “Kosova B”, qytetarëve të Kosovës do t’ju përmirësohet shëndeti dhe mirëqenia.
“Problemi i ndotjes së ajrit është shumë evident këto ditë, pasi që qytete të shumta në Ballkanin Perëndimor renditen në mesin e kryeqyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Partnerët tanë dhe njerëzit e tyre mund të llogarisin në mbështetjen e Bashkimit Evropian për të reaguar me efikasitet. Gjatë vizitës sime, unë do ta kem nderin që t’i inauguroj punët e financuara nga BE-ja për rinovimin e ‘Kosova B’, të cilat do të ndikojnë dukshëm në zvogëlimin e emetimeve, do të kontribuojnë në furnizim më të pastër të energjisë dhe do ta përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova është Evropë dhe duhet të jetë pjesë e kësaj përpjekje të përbashkët. Ne shpresojmë dhe presim se vendosmëria jonë do të përputhet me atë të politikbërësve të Kosovës”, shtoi ai.
Po ashtu, Borell në intervistë ka folur edhe për pritjet e tij për dialogun, marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimin e vizave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova