Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, vlerësoi se vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është një moment i rëndësishëm për të dhe për BE-në, dhe shtoi se është një nga prioritetet e tij kryesore, njoftoi Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.
Duke komentuar takimin e të enjtes në Bruksel, në të cilin Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan nën përkujdesjen e BE-së, Borel tha se ishte një moment i rëndësishëm.
“Ishte një moment i rëndësishëm për mua dhe Bashkimin Evropian. Dialogu, të cilin BE filloi ta lehtësojë në vitin 2011, është në thelb të asaj që ne duam të bëjmë në Ballkanin Perëndimor,” tha Borrell, duke shtuar se ishte një nga prioritetet e tij kryesore.
Borrell falënderoi kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron për mesazhin e tyre të mbështetjes për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, duke organizuar një takim në Paris.
Duke iu referuar takimit të së enjtes në Bruksel, Borrell tha se u diskutua për tema aspak të lehta.
“Ne e kaluam tërë pasditen dhe një pjesë të mbrëmjes në bisedime intensive me të dy partnerët. Këto nuk ishin diskutime të lehta. Temat ishin personat e zhdukur, personat e zhvendosur dhe këto janë çështje shumë të ndjeshme dhe janë pjesë themelore (në proces) të pajtimit. Gjithashtu biseduam për bashkëpunimin ekonomik, i cili për mua përfaqëson një lidhje të ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ato i përkasin të njëjtës zonë dhe udhëtojnë në të njëjtin destinacion – Evropës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Në të ardhmen, njerëzit e tyre, kapitali dhe mallrat duhet të lëvizin lirshëm, ata gjithashtu duhet të punojnë së bashku për të zhvilluar ekonominë dhe infrastrukturën”, tha Borrell, duke shtuar se kjo është me interes të ndërsjellë, dhe se BE ka bërë shumë përpjekje për krijimin e kornizës për një bashkëpunim të tillë.
“Puna jonë me Presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Hoti teksa ka filluar. Ne duhet të arrijmë shumë së bashku për të mirën e Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Unë e respektoj faktin që ata i paraqitën pikëpamjet e tyre me ndershmëri dhe konstruktivetet të enjten, edhe pse pati mosmarrëveshje”, tha Borell.
Ai shtoi se ishte “i impresionuar” me faktin se ata ishin të gatshëm për të vazhduar punën.
“Ne kemi kërkuar që ata të dërgojnë ekipet e tyre qysh javën e ardhshme, që të mos humbim kohë. Dhe do të takohemi me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti në shtator. Jam i lumtur që do të punoj me ta dhe jam i kënaqur që mund të mbështetemi në përvojën e gjatë diplomatike të Përfaqësuesit Special të BE-së e Miroslav Lajçak për këtë detyrë komplekse”, deklaroi Borrell. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet nga njëra palë
Një vit kur kryetarët e komunave në veri morën detyrat, LVV: Grupet kriminale serbe bën sulme, por institucionet tona ngadhënjyen
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi