LAJMI I FUNDIT:

Borrell flet para takimit Kurti-Vuçiq: E dimë se dy dialog nuk do të jetë i lehtë, por është rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së

Borrell flet para takimit Kurti-Vuçiq: E dimë se dy dialog nuk do të jetë i lehtë, por është rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka arritur në objektin e BE-së ku bashkë me Emisarin Special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell deklaroi se janë të vetëdijshëm që dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk do të jetë i lehtë, por siç tha ai është rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian.


“Është kënaqësi të takoj dhe të mirëpres në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo shumë kohë pas vizitës bilaterale në Bruksel”.

Borrell tha “Unë atëherë i kam inkurajuar të dy që të vazhdojnë me takimet në kuadër të dialogut, pa vonesa, dhe me fokusin për të prodhuar rezultate pavarësisht të gjitha pengesave ekzistuese”.

“Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe përkushtimi i sinqertë nga të dyja palët është i nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe Serbisë. Le të jemi të qartë – dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dyja vendet”, theksoi ai.

Ndër të tjera Borrell u shpreh se “Është momentum i ri në Europë për Ballkanin Perëndimor dhe mendoj se është e rëndësishme për tërë rajonin që ta shohin këtë mundësi”.

“Kjo mundësi është për gjithë rajonin, jo veç për Kosovën dhe Serbinë, sepse marrëdhëniet mes tyre janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit”, theksoi Borrell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori