LAJMI I FUNDIT:

Borrell dhe Varhelyi: BE do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë

Borrell dhe Varhelyi: BE do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Joseph Borell dhe Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi i dërguan një letër Ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq duke deklaruar se Bashkimi Evropian është e përkushtuar të vazhdojë mbështetjen intensive për Ballkanin Perëndimor në përgjigje të COVID-19, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Letra, të cilën Borell dhe Varhelyi dërguan gjithashtu në emër të Presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ndoqi në përgjigje të fjalës së shefit të diplomacisë malazeze drejtuar zyrtarëve më të lartë të BE-së, kur ai theksoi rëndësinë e punës së përbashkët në trajtimin e pandemisë, transmeton Telegrafi.

“Letra thekson se BE-ja ka një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar partnerët nga Ballkani Perëndimor dhe se krijimi i një mekanizmi të BE-së do të siguronte qasje të përbashkët në një pjesë të 2.3 miliardë dozave të vaksinave të siguruara nga BE-ja, brenda Ekipit Evropë, e cila mund të përfitojë kryesisht nga punonjësit shëndetësorë”, tha ministria në një deklaratë, raporton vijesti.


Zyrtarët e BE-së theksuan se në këtë krizë, bashkëpunimi dhe solidariteti janë më të rëndësishëm se kurrë, duke kujtuar se Bashkimi Evropian tashmë ka dhënë mbështetje të konsiderueshme për të ndihmuar rajonin të përballet me pandeminë.

Përveç kësaj, shtohet se plani ekonomik dhe investues i nisur për Ballkanin Perëndimor përfshin një paketë të konsiderueshme investimesh me vlerë deri në 9 miliardë euro, e cila synon të nisë investime me vlerë deri në 20 miliardë euroshe për të mbështetur një ekonomi moderne, të gjelbër dhe një rimëkëmbjen shoqërore.

“Të jeni të sigurt se Komisioni Evropian është i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë në trajtimin e kësaj krize. Vaksinimi i shpejtë në Ballkanin Perëndimor do të jetë thelbësor në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e një rimëkëmbje socio-ekonomike”, shkruan në letër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori