Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha sot se retorika që vë në pikëpyetje integritetin e BeH dhe bën thirrje për një përcaktim të ri të kufijve duhet të ndalet dhe se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e BE në mbështetje të integritetit dhe sovranitetit të saj territorial.
“Retorika që vë në pikëpyetje integritetin e Bosnje dhe Hercegovinës duhet të ndalet. Të flasësh për ndarje, kufij të ri, ndarje të mëtejshme etnike ose luftë është e rrezikshme dhe e papranueshme,” tha Borrell në blogun e tij para debatit të ministrave të jashtëm mbi Ballkanin Perëndimor.
Ballkani Perëndimor është një nga dy temat kryesore të takimit të rregullt mujor të ministrave të jashtëm që takohen nesër në Bruksel.
Çështja e zgjerimit të BE-së dhe Procesit të Stabilizim-Asociimit, të dizajnuara për Shqipërinë dhe vendet e dala nga ish-Jugosllavia do të diskutohen gjithashtu në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të martën, i përbërë kryesisht nga ministra të jashtëm ose evropianë.
“Qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Ne mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe e ardhmja e saj është në BE si një shtet i bashkuar dhe sovran,” tha Borrell.
Borrell tha se ai i kushton vëmendje të veçantë Bosnjë dhe Hercegovinës, ku situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe ku atmosfera politike është përkeqësuar kohët e fundit.
Ai tha se në fund të vitit të kaluar, autoritetet e BeH-së i ishin përgjigjur “jo funksionalisht” krizës së migrantëve dhe se “rrotullimi negativ” në bisedimet mbi reformat zgjedhore dhe kushtetuese arriti kulmin në shfaqjen e “non paper” të ndryshëm që kritikojnë rolin e BE-së dhe SHBA-së dhe përpjekjet e tyre për të ndihmuar në negociata.
“Një nga këta non paper propozoi rishikimin e kufijve të rajonit dhe ndarjen e Bosnjes mbi një bazë etnike, e cila përkeqësoi atmosferën dhe i dha shtysë agjendës të shkëputjes dhe reagimeve ndezëse,” tha Borrell.
Javët e fundit, dy të ashtuquajtur “non paper” me propozime për të adresuar çështje të pazgjidhura që ende rëndojnë Ballkanin Perëndimor. Një dokument i tillë i pohuar i atribuohet Sllovenisë, por ekzistenca ose autorësia e të cilit nuk është konfirmuar, propozon ndarjen e Bosnjës mbi baza etnike.
Kjo ka hasur në dënime të shumta pasi që prekja e kufijve konsiderohet jashtëzakonisht e rrezikshme dhe do të sillte pasoja të paparashikueshme.
Një dokument tjetër i tillë, ekzistenca dhe autorësia e të cilit janë gjithashtu të pa konfirmuara, lidhet me Kosovën dhe zgjidhjen e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Borrell thotë se për shkak të përkeqësimit të situatës, ai mbajti një video-takim me anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës rreth dhjetë ditë më parë.
“Ishte një takim i vështirë me shumë sulme dhe akuza midis anëtarëve të presidencës,” tha Borrell.
Borrell tha se ai u bëri thirrje bashkëbiseduesve të tij të ndalonin ligjërimin dhe veprimin kundërproduktiv.
Ai tha se roli i BE-së, i cili po punon me SHBA në negociata, është të “sigurojë që propozimet në tryezë të jenë në përputhje me standardet e BE-së”, teksa dënoi kritikat që mund të dëgjoheshin në BeH kundër emisarit special Johann Sattler.
“Përpjekjet për të keqinterpretuar rolin dhe synimet e BE dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë në Bosnjë dhe Hercegovinë janë të papranueshme. Përfaqësuesi im special, i cili është gjithashtu përfaqësuesi i BE-së në BeH, ambasadori Johann Sattler dhe stafi i tij kanë besimin dhe mbështetjen time të plotë,” tha Borrell.
Kohët e fundit, një portal i Sarajevës akuzoi Sattler, një diplomat austriak, se ai është i afërt me Rusinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit