Hazir Borovci e ka përfunduar dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës në Hagë ku ndër të tjera ka thënë që është i bindur në pafajësinë e bashkëluftëtarit të tij. Veprimtari i LDK-së i ka thënë turpit gjykues të mos bien pre e dëshmitarëve të manipuluar por të analizojnë mirë çdo dëshmitar në mënyrë që të vendoset drejtësia.
Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, Borovci ka treguar që është shpërngulur nga Prishtina më 31 mars të vitit 1999 për në fshatin Butovc, ku sipas tij është takuar me Salih Mustafën disa herë brenda pjesës së parë të prillit.
“Më datën 2, gjegjësisht 3 ka qenë takimi i parë kurse tre katër herë, gjegjësisht pesë herë takime të tjera, nuk kam thënë që jemi takuar në pjesën e dytë, por kam thënë që ka qenë aty deri nga pjesa e dytë e muajit prill, gjegjësisht 15-16 prilli. Kurse unë takimet e tjera që i kam pasur me zotëri Salih Mustafën kanë qenë edhe tre katër takime të tjera, të cilat nuk i kemi mbajtur çdo ditë për shkak se unë kam qëndruar të Reçicët, ai ka qëndruar të familja e Sopit.
Vendi ku kam qenë pozicionuar në një pikë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të ndjeshme, unë kur e kam kryer detyrën time rojën time, jam kthyer në familjen e Reçicëve, por ka pasur raste kur jam kthyer prej aty nëpër oborrin e shtëpisë së Mustafë Sopit”, ka thënë Borovci.
Ish anëtari i BIA-s ka thënë se në periudhën e viteve ’98 informacione i ka dhënë Isa Kastratit duke shtuar që nga viti 1999 i kanë raportuar Mustafë Sopit i cili sipas tij ka pasur njohje të afërt me Salih Mustafën.
“Nuk e kemi ditur kujt i raporton as Isa, as Mustafa, por logjika na ka marrë që Isa ka lidhje me Zonën Operative të Llapit sepse ka pasur njohje, ka pasur shokë të mëhershëm që i ka mësuar që i ka pasur shokët e burgut, kurse Mustafa na ka treguar që Salih Mustafën e ka pasur nxënës, na ka treguar që Salih Mustafa ka qenë burg, na ka treguar që Salih Mustafa ka një familje të mirë, para se të njohim ne Salih Mustafën kur rrinim në shtëpinë e Mustafë Sopit, na tregonte se është një patriot dhe në bazë të kësaj ne nuk e pyesnim për shkak se me ruajt Mustafën edhe ai me ruajt neve në rast se biem”, ka thënë ai.
Në fund të dëshmisë së tij, Borovci ka kërkuar nga trupit gjykues drejtësi për Salih Mustafën.
“…Kërkoj nga ju jo mëshirë por drejtësi dhe jam shumë i bindur që do të vendosni drejt, do t’i analizoni mirë të gjithë dëshmitarët, mos bini pre e dëshmitarëve të manipuluar, dëshmitarëve të shantazhuar, por t’i analizoni mirë rrethanat në të cilat kemi vepruar, rrethana në të cilat kemi punuar ,që kanë qenë rrethana shumë të vështira dhe uroj të mos i ndodh asnjë populli, asnjë kombi ajo që na ka ndodhur ne. Ju falënderoj dhe ju përshëndes të gjithë juve që jeni këtu dhe e përshëndes edhe Salih Mustafën që unë e konsideroj të pafajshëm”, ka thënë Borovci.
Hazir Borovci e ka filluar dëshminë e tij para Dhomave të specializuara të Kosovës në Hagë gjatë seancës së djeshme si dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Salih Mustafës.
Ai ka treguar për veprimtarinë e tij politike dhe humanitare gjatë periudhës së viteve ’80 dhe 90 ku ka thënë që ishte kyçur në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në Këshillin Komunal të Emergjencave në Prishtinë.
Tutje, Borovci ka thënë se ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të Gueriles BIA.
Gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se brenda UÇK-së nuk ka pasur asnjëherë dallime partiake apo fetare.
Procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës vazhdon më 4 prill me dëshmitarin e pestë të mbrojtjes.
Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje