LAJMI I FUNDIT:

Borotalco – kualitet mbi 100 vjeçar!

Borotalco – kualitet mbi 100 vjeçar!

Duke filluar nga viti 1904, Borotalco për një kohë të gjatë tani është brend i njohur për përdorim të pluhurit talk në Itali. Duke e kombinuar në mënyrë të përsosur traditën dhe inovacionin, sot Borotalco është një brend i ri dhe dinamik që ofron një linjë të plotë të deodorantëve të cilësisë së parë, efektivë dhe modern për higjienë dhe kujdes personal me aromën e tij karakteristike. Si lider në tregun italian, Borotalco kohët e fundit ka depërtuar edhe në tregjet zvicerane, austriake dhe tani edhe kosovare.

Duke qenë modern, unik dhe i pakrahasueshëm, Borotalco simbolizon kujdesin dhe mbrojtjen. Brendi vazhdimisht ka përditësuar vetveten pa humbur identitetin e tij, duke qëndruar i bazuar në traditë dhe progresivitet.

Cilësitë e tij të shumta dhe aroma unike janë pjesë e linjës së plotë të deodorantëve të përshtatshëm për të gjitha gjinitë, të cilët mund të gjenden në tregun tonë si spërkatës/sprej dhe në formë roll on.

Aromën origjinale dhe të pakrasueshme të Borotalcos e sjell deodoranti “Original”, i cili thith djersën me mikrotalk dhe është sinonim i efektivitetit të garantuar.

Deodoranti “Invisible” ofron thatësi më të gjatë, dhe është i dizajnuar për të zvogëluar njollat e rrobave të bardha, të verdha, madje edhe të rrobave të mëndafshta, ndërkaq ai “Intensive” bën parandalimin e rrathëve të shkaktuar nga djersitja e tepërt.

Linja “Active” përbëhet nga dy deodorantë të cilët aktivizohen nga djersa dhe lëvizja për të lëshuar më shumë aromë kur është më e nevojshme, duke siguruar freski të vazhdueshme.

Të gjithë deodorantët janë të testuar dermatologjikisht, përmbajnë 0% alkool dhe janë efektivë deri në 48 orë, përveç deodorantit “Intensive” që është efektivë deri në 72 orë.

Artikull i sponzorizuar