LAJMI I FUNDIT:

Borë dhe ftohët gjatë javës së ardhshme

Borë dhe ftohët gjatë javës së ardhshme

Sipas parashikimit të Institutit hidrometeorologjik të Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit  me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe  me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht në dy ditët e para të javës. Më tej parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme, njofton Telegrafi.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.


Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes  dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s. /Telegrafi/