LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 7° cloudy

Bora vështirëson qarkullimin në rrugën Prizren–Prevallë, banorët kërkojnë ndërhyrje

Bora vështirëson qarkullimin në rrugën Prizren–Prevallë, banorët kërkojnë ndërhyrje

Qarkullimi i automjeteve në rrugën Prizren-Prevallë është vështirësuar për shkak të reshjeve të borës.

Banorët dhe afaristët që veprojnë në Prevallë kanë kërkuar nga MMPHI që të ketë më shumë vëmendje për pastrimin e kësaj rruge.

“Si qytetar dhe banor i Prevallës, ju drejtohem me këtë kërkesë për të pasur më shumë vëmendje në pastrimin e rrugës Prizren–Prevallë, e cila gjatë dy viteve të fundit është bërë problematike për shkak të bllokimeve nga bora. Kjo situatë krijon vështirësi të mëdha për banorët dhe vizitorët, duke ndikuar negativisht në lëvizjen dhe jetën e përditshme”, është shprehur afaristi Burim Sallauka, raporton Telegrafi.


Ai i ka bërë thirrje, MMPHI-së edhe për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me problemin e parkingjeve në fshatin turistik të Prevallës, që sipas tij vazhdon të jetë një sfidë për banorët dhe vizitorët, sidomos gjatë sezonit dimëror.

MMPHI-ja përmes një komunikate ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve nën mirëmbajtje të rregullt është në nivel të kënaqshëm dhe se të gjitha rrugët janë të kalueshme, raporton Telegrafi.

Sipas kësaj ministrie, ekipet dhe operatorët e kontraktuar janë të angazhuar maksimalisht, duke kryer ndërhyrje të rregullta për mirëmbajtjen e sipërfaqes rrugore, shenjave të trafikut dhe infrastrukturës ndihmëse. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Kalo në kategori