Fillimi i ditës së tretë të provave në Formula 1 është shtyrë, për shkak të borës në Circuit de Catalunya-Barcelona në Spanjë.

Pista e Montmelos ishte mbuluar nga bora kur ekipet kishin arritur për të nisur provat, duke i detyruar të gjithë të qëndronin nëpër garazhe.


formulabore 2 (Foto: Getty Images)

Përgjegjësit e pistës nuk kanë thënë se kur do të jetë e gatshme për prova. Flamuri i kuq do të qëndrojë i ngritur derisa të përmirësohet shikueshmëria dhe të pastrohet bora.

Moti i ftohtë kishte ndikuar edhe në dy ditët e para të testimeve, duke i penguar skuderitë dhe pilotët që t'i kuptonin aftësitë e bolideve të reja, meqë nuk kishte kushte për testime të caktuara.

formulabore 3 (Foto: Getty Images)

Është spekuluar se do të jepen ditë shtesë për provat në Montmelo, mirëpo vendimi duhet të jetë unanim ndërmjet skuadrave.

Dita e fundit zyrtare e seancave të para testuese është të enjten - që është edhe dita e katërt. Ndërsa nga e marta e ardhshme do të fillojnë seancat e dyta testuese që po ashtu zgjasin katër ditë.

formulabore 4 (Foto: Getty Images)

Sezoni i sivjetmë i Formula 1 do të hapet më 25 mars në garën për Çmimin e Madh të Australisë që zhvillohet në Melbourne. /Telegrafi/

formulabore 5 (Foto: Getty Images)

formulabore 6 (Foto: Getty Images)

formulabore 7 (Foto: Getty Images)

formulabore 8 (Foto: Getty Images)

GettyImages 925230430 (Foto: Getty Images)

telegrafi sport app