Bombë e madhe e Luftës së Dytë Botërore zbulohet në Hong Kong, mijëra të evakuuar

Mijëra njerëz u detyruan të evakuonin shtëpitë e tyre në Hong Kong pasi u zbulua një bombë e madhe nga Lufta e Dytë Botërore.
Policia tha se bomba peshonte rreth 450 kg dhe ishte 1.5 m e gjatë.
U zbulua nga punëtorët e ndërtimit në një lagje të ngarkuar banimi dhe biznesi në anën perëndimore të ishullit, shkruan skynews.
"Ne kemi konfirmuar se ky objekt është një bombë që daton që nga Lufta e Dytë Botërore", tha zyrtari i policisë Andy Chan Tin-Chu.
Ai tha se për shkak të "rreziqeve jashtëzakonisht të larta që lidhen me asgjësimin e saj", rreth 1,900 familje të përbëra nga 6,000 njerëz u "kërkuan të evakuoheshin shpejt".
Bëhet e ditur se askush nuk u lëndua në operacionin për të çaktivizuar bombën. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































