LAJMI I FUNDIT:

‘Bomba’ ekologjike në Tetovë, ku qëndron zgjidhja e problemit?

‘Bomba’ ekologjike në Tetovë, ku qëndron zgjidhja e problemit?

Kryetari për mbrojtjen e ekologjisë nga EcoGuerilla, Arianit Xhaferi për portalin Faktor ka deklaruar se dislokimi i deponisë nga Tetova e cila me vite është plagë kanceri për banorët lokal dhe rrethinën nuk guxon të mbetet problem i ri, vetëm në një vend tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Patjetër të bëjmë shtypje politike ndaj autoriteteve lokal dhe qendrave, për zgjidhjen e problemi nga mjedisi jetësor, ndërsa në të njëjtë kohë edhe respektimi i Ligjeve dhe Kushtetutës në lidhje me këtë çështje. Do të vazhdojmë të bëjmë shtypje, do të ndjekim të gjithë procesin e dislokimit, që të sigurojmë se i gjithë vendi i mbeturinave do të përfundojë ku duhet, në çdo deponi e cila i përmbush kushtet dhe standardet dhe jo të shkaktojë ndonjë problem në ndonjë vend tjetër”, ka potencuar Xhaferi.

Ai më tej ka shtuar se në lidhje me deponinë e egër në Tetovë, pritet kësaj rradhe të ketë një zgjidhje të qartë dhe se e njëjta deponi plotësisht do të dislokohet prej hyrjes së qytetit. Do të transportohet në vend të përshtatshëm, pasi zjarri i cili ndodhi të shtunën, ishte shumë e qartë se deponia paraqet rrezik të madh për jetën e tetovarëve.


Sipas Xhaferit, zgjidhje nuk ka, vetëm se duhet të ekzistojë vullnet politik për këtë problem dhe sipas EcoGuerilla nuk do të bëjë marrëveshje dhe bisedime, por zgjidhje të drejtpërdrejtë e cila do të zgjidh problemin në mënyrë afatgjate.

Përndryshe, banorët e Tetovës disa herë kanë protestuar kundër ajrit të ndotur dhe deponisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori