LAJMI I FUNDIT:

Bolton mohon zërat për ndërhyrje ushtarake në Venezuelë

Bolton mohon zërat për ndërhyrje ushtarake në Venezuelë

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton, tha se nuk ka plane për ndërhyrje ushtarake të menjëhershme në Venezuelë nga Shtetet e Bashkuara, por sipas tij të gjitha opsionet mbeten në tavolinë.

Bolton tha se “presidenti ka thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë. Por objektivi ynë është një transferim paqësor i pushtetit”.

Administrata Trump po kërkon të detyrojë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro të largohet nga pushteti dhe ka dhënë mbështetjen për udhëheqësin e opozitës, i vetëshpallur si president i përkohshëm i vendit.

Perëndimi paralajmëron Turqinë për arin e Venezuelës
Lexo po ashtu Perëndimi paralajmëron Turqinë për arin e Venezuelës

Zyrtarët amerikanë kanë vendosur sanksione ndaj kompanisë shtetërore të naftës së Venezuelës dhe Bolton ka paralajmëruar vende të tjera që të mos bëjnë marrëveshje me Nicolas Maduro-në lidhur me pasuri të tjera që disponon qeveria e Karakasit, sikurse është ari.

Një zyrtar i lartë i tha agjencisë Reuters, se Venezuela planifikon që së shpejti t’i shesë 15 tonë ar Emirateve të Bashkuara Arabe.

Bolton iu përgjigj njoftimit me një sërë postimesh tweeter të premten, duke akuzuar Nicolas Maduron “se po i çon jashtë pasuritë e Venezuelës duke mbushur aeroplanët”. Ai ngriti pyetjen nëse ky mund të konsiderohet një akt “vjedhjeje i burimeve” të popullit të Venezuelës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori