Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelierisë e Turizmit të Kosovës kanë paralajmëruar një tjetër protestë përpara Qeverisë për shkak të pakënaqësisë me masat e reja.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale me moton “Boll Ma”, ata bëjnë thirrje që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet të mërkurën (15 dhjetor) në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë.


Thirrjes së tyre iu bashkuan një pjesë e madhe e estradës shqiptare, të cilët po ashtu kërkojnë të rikthehen në normalitet, me mbrëmje e koncerte.

Dafina Zeqiri, Butrint Imeri, Don Xhoni, Robert Berisha dhe Mozzik - janë disa nga yjet që e kanë përkrahur këtë protestë të gastronomëve.

Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota:

263327316 1061639867958997 4846126808947177919 n Butrint Imeri (Foto: Instagram)

261021702 1639755616368932 4943573465863878543 n Robert Berisha (Foto: Instagram)

261787127 455694572747046 2993563299406502474 n Don Xhoni (Foto: Instagram)

261028390 432621895058673 3294894047620253948 n Mozzik (Foto: Instagram)

Protesta nis të mërkurën nga ora 13:00. /Telegrafi/