LAJMI I FUNDIT:

Bolivia kap sasinë më të madhe të kokainës në histori të vendit – arrestohet njeriu që përshkruhet si një “peshk i madh” në tregtinë e drogës

Bolivia kap sasinë më të madhe të kokainës në histori të vendit – arrestohet njeriu që përshkruhet si një “peshk i madh” në tregtinë e drogës

Bolivia raportoi të premten sekuestrimin më të madh të kokainës në histori të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për më shumë se 8 ton drogë të destinuar me sa duket për në Holandë dhe të gjetur në një ngarkesë masive me lëndë drusore muajin e kaluar.


Dhe “kokaina pluhur” thuhet se kishte një “vlerë rruge” prej rreth 526 milionë dollarë, njoftoi ministri i Brendshëm, Eduardo del Castillo.

“Sasia më e madhe e kokainës e kapur në historinë e vendit tonë” u zbulua në një kamion në një rrugë të Andeve më 30 dhjetor, i fshehur mes një ngarkese lëndë druri me destinacion Evropën, citohet të ketë thënë ministri.

Katër persona u arrestuan, duke përfshirë një shtetas kolumbian i përshkruar si një “peshk i madh” në tregtinë e drogës.

Bolivia është prodhuesi i tretë më i madh në botë i kokainës pas Kolumbisë dhe Perusë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Bolivia lejon kultivimin e 22,200 hektarë – përdorim në çaj dhe për rituale fetare – për të siguruar tregun e ligjshëm, por një pjesë fshihet për prodhimin e paligjshëm të kokainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori