LAJMI I FUNDIT:

Boki-13: Nis operacioni ”Bumerang” – do të dorëzohen mbi një milion ”bomba”

Boki-13: Nis operacioni ”Bumerang” – do të dorëzohen mbi një milion ”bomba”
foto: makfax

Nis operacioni juridiko-penal “Bumerang”. Njoftimi vjen nga ekipi juridik I Bojan Jovanovskit – Boki 13, I dënuar me 9 vite burg për rastin “Zhvatja”. Ata, sic percjell KlanM, kanë përshëndetur vendimin e Shefit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, të formohet lënda dhe t`I ndahet prokurorit kompetent.

Paraprakisht, Boki-13 kishte kërkuar takim me Abazin, për shkak se, sic ka thënë, posedon biseda të përgjuara, fotografi dhe video-materiale kundër personaliteteve nga strukturat më të larta politike, të gjyqësorit, të biznesit etj.


Në njoftimin e sotëm, sic njofton KlanM, thuhet se “bombat” janë të paketuara në mbi 1 milion dosje dhe se për këtë duhet të formohet një ekip i posaçëm.

EKIPI JURIDIK I BOJAN JOVANOVSKIT

“Për shkak të vëllimit të materialeve dhe dëshmive prej 1.150.000 dosjeve me biseda të xhiruara audio, transkripte, mesazhe, komunikime telefonike, video-materiale dhe fotografi, të ashtuquajtura “bomba”, për shkak të përshtatjes gjatë procedurës do të duhet të formohet ekip i posaçëm pune dhe procesuimi të kallëzimeve penale konform nevojave reale për veprim efikas dhe të drejtë të lëndës, për të cilën do të dërgojmë kërkesë të posaçme te Prokurori Publik”

Boki-13 thotë se do t`i dorëzojë kallëzimet dhe dëshmitë në procesverbal vetëm me garanca të vërtetuara ligjore. Këtë, sipas avokatëve të tij, sic njofton KlanM, do ta bëjë vetëm në praninë e dy avokatëve, Vladimir Tufegxhiq dhe Sashko Dukoski dhe vetëm në hapësira të siguruara në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me regjistrim visual dhe tonik që nga akti i marrjes në pyetje e deri te dorëzimi i dëshmive. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori