"Bojshin hajgare me 'bojlera e filtera'", Haradinaj: Këta, kurrë asgjë nuk qitën në dritë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka reaguar sot lidhur me reduktimet e ashpra të energjisë elektrike në vend.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i.
Lexoni të plotë postimin: Kjo Qeveria e territ, Ma patën kundërshtuar me krejt fuqinë, projektin e kontraktuar të termocentralit “Kosova C”, që Kosovën e bënte fuqi energjetike, me arsyetimin se çmimi i megavatit prej 80 eurosh, ishte i lartë e sot e paguajnë mesatarisht ka 400 euro; E kundërshtuan gazin amerikan e dolën me bajrak kundër tij; U përfshinë në tregti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës; Kur e morën pushtetin, bojshin hajgare me “bojlera e filtera”; Tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i; E shtrenjtuan rrymën për tri herë e asgjë nuk qiten në dritë; Këta kurrë asgjë nuk qiten në dritë. /Telegrafi/





























