LAJMI I FUNDIT:

Bojkotohet mësimi në Labunishtë dhe Strugë

Bojkotohet mësimi në Labunishtë dhe Strugë

Nxënësit e Labunishtës kanë filluar të bojkotojnë mësimin në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Në një tubim të organizuar nga Bashkësia Lokale e Labunishtës, në mbledhje me kërkesë të qytetarëve të Labunishtës është marrë vendim që: Nëse deri në fillim të gjysmëvjetorit të dytë nuk zgjidhet problemi me guroret, fëmijët nuk do të lejohen të vijojnë mësimet në shkollat ​​fillore dhe të mesme.


Meqenëse deri më sot nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria e Ekonomisë, vendimi i marrë në mbledhjen e organizuar nga Bashkësia Lokale Labunishtë hyn në fuqi nga e hëna.