LAJMI I FUNDIT:

Boeing njofton mbylljen e 17,000 vendeve të punës mes krizës për sigurinë e aeroplanëve

Boeing njofton mbylljen e 17,000 vendeve të punës mes krizës për sigurinë e aeroplanëve

Boeing po shkurton 17,000 vende pune dhe po shtyn fazën e prodhimit, për t’u përballur me problemet që ka brenda biznesit.

Kompania amerikane gjithashtu njoftoi planet për të vonuar dorëzimin e parë të aeroplanit komercial 777X me një vit dhe përgatiti investitorët për humbje të reja “të konsiderueshme” në biznesin e saj të mbrojtjes.

Kelly Ortberg, shefi i ri ekzekutiv i Boeing, deklaroi se kërkoheshin “vendime të vështira” dhe “ndryshime strukturore”.


“Ne duhet të jemi të qartë për punën me të cilën përballemi”, tha Ortberg drejtuar stafit.

Bëhet e ditur se rreth 33,000 punëtorë të Boeing në Uashington dhe Oregon dolën në grevë një muaj më parë, duke ndaluar prodhimin e aeroplanëve 737 Max, 767 dhe 777 të kompanisë në mes të një bllokimi mbi pagat, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Ajo vjen në mes të një viti të vështirë për Boeing.

Kompania veçse është duke u përballur me kritika, pas një incidenti në janar, kur një aeroplan i llojit 737-Max është detyruar të bëjë ulje emergjente, pak pas nisjes.

Aksionet e Boeing ranë 1.6% pasi lajmi u zbulua.

“Ndërsa ecim përmes këtij procesi, ne do të mbajmë fokusin tonë të palëkundur në sigurinë, cilësinë dhe shpërndarjen për klientët tanë”, tha Ortberg.

“Ne e dimë se këto vendime do të shkaktojnë vështirësi për ju, familjet tuaja dhe ekipin tonë dhe unë sinqerisht do të dëshiroja që ne të shmangnim marrjen e tyre. Megjithatë, gjendja e biznesit tonë dhe rimëkëmbja jonë e ardhshme kërkon veprime të ashpra”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori