Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing, ka shënuar një humbje prej rreth tre miliardë dollarësh amerikanë në tremujorin e dytë të këtij viti si rezultat i ndalimit të fluturimeve në nivel botëror të aeroplanëve të tipit 737 MAX.
Kompania tha se të ardhurat tremujore u rritën me 35 për qind, në 15.8 miliardë dollarë, krahasuar me 24 miliardë dollarët në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë, sektori komercial i Boeing ofroi vetëm 4.7 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e dytë, duke rënë ndjeshëm me 66 për qind nga 14 miliardë dollarë që u regjistruan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi.
Boeing dërgoi 90 aeroplanë komercial gjatë tremujorit të dytë, me rreth 54 për qind në krahasim me atë të vitit të kaluar dhe kompania nuk ka ofruar asnjë avion të modelit 737 MAX për këtë tremujor.
Kompania amerikane Boeing po e humb pozitën e të qenit prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, pas një rënie prej 37 për qind në shitjet, për gjysmën e parë të vitit.
Rënia ndodhi shkaku i debateve të zgjeruara për aeroplanët e saj më të shitur 737 MAX, dy prej të cilëve u rrëzuan për një periudhë të shkurtë kohore, duke lënë të vrarë 346 persona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet