LAJMI I FUNDIT:

Boçvarski: Shpresojmë ta kuptojë OBRM-PDUKM sesi duhet të funksionojë një institucion si MBPEU (Video)

Boçvarski: Shpresojmë ta kuptojë OBRM-PDUKM sesi duhet të funksionojë një institucion si MBPEU (Video)

E përshëndesim interesimin e opozitës për punën në Ministrinë e bujqësisë, pyjeve dhe ujrave, si dhe për ministrin Nikollovski dhe shpresojmë që OBRM-PDUKM do të kuptojë dhe do të mësojë si duhet të funksionojë një institucion në shërbim të qytetarëve dhe bujqve, ka theksuar Bllagoj Boçvarski, nënkryetar i LSDM-së përmes Telegrafi Maqedoni.

”Ja një leksion pa pagesë për PDUKM-në, si vetëm për dy muaj punë zgjidhen problemet me bujqit: Ipaguam prodhuesit e duhanit në shumë prej 25 milion eurove. Vazhduam me pagesën e subvencioneve për sektorët e mbetur bujqësor dhe vetëm për dy muaj Qeveria pagoi 50 milion euro. Shtesë, me ndryshimet e Programeve për mbështetje financiare në bujqësi dhe Programin për zhvillim rural për vitin 2017, siguruam 10 milion euro mbështetje financiare për bujqit.

Nga kjo shumë 2 milion euro janë për prodhuesit e grurit, para me të cilat do t’u ndihmohet për ti kompenzuar dëmet nga fatkeqësitë natyrore.


Prodhuesit e grurit do përfitojnë edhe nga 6.000 denarë shtesë për çdo hektarë. Për elbin janë paraparë 1 denarë shtesë për çdo kilogram. Kemi rritur subvencionet për kultivuesit e rrushit.

Me ndryshimet, këta bujq do të përfitojnë subvencione më të mëdha nga 10% për çdo hektarë me qëllim që të kompenzohen dëmet, kryesisht nga ngrirja e plantacioneve. Për kopshtarët do të ketë shtesë 10 % nga shuma e subvencioneve të tanishme për çdo hektarë, ndërsa për fermerët mbështetja do të jetë përmes rritjes së subvencioneve për 10% në hektarë për prodhimtarië ushqimore. Ose, gjithsej ata janë edhe 2 milion euro shtesë. 6 milionët e mbetura janë për Programën e zhvillimit rural, gjegjësisht për masën për ndihmë për bujqit e rinj dhe për masën për plantacionet shumëvjeçare”.

Ai më tej ka shtuar se në ndërkohë po përgatitet konkurs për paraqitjen e masës për ndihmë për “Bujku i ri”, gjegjësisht për mbështetje financiare prej 10.000 eurove të pakthyeshme.

”I kemi shkurtuar të gjitha harxhimet joproduktive. Shkurtim më të madh ka në pjesën e stoqeve dhe shërbimeve, prej 4 milion denarëve.
Bujqit nga Maqedonia më në fund kanë Qeveri e cila nuk i ndanë me librezë partiake, Qeveri e cila i zgjidh problemet e tyre, Qeveri e cila paratë e qytetarëve i menaxhon ekskluzivisht për nevojat e tyre”, ka deklaruar nënkryetari i LSDM-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori