Boçvarski: 91.7% e mjeteve nga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2022 janë të dedikuara për projekte kapitale
Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2022 është pozicionuar në nivel prej 11,865 miliardë denarë, prej të cilave 10,885 miliardë denarë janë të dedikuara për realizim të projekteve kapitale. Me të parashohim të realizojmë nivel të lartë të realizimit të investimeve kapitale në pjesën e rrjetit rrugor, hekurudha, gazifikim dhe infrastrukturë komunale. Madje 91,7 për qind e mjeteve janë të dedikuara për projekte kapitale, informoi ministrit i këtij dikasteri, Bllagoj Boçvarski.
“Projekt kapital të cilit do t’i kushtojmë vëmendje të madhe është ndërtimi i hekurudhës drejtë Bullgarisë. Fokus të fortë i japim ndërtimit të seksioneve të autostradave në korridoret 8 dhe 10, ndërsa ndërtimi i gazsjellësve magjistralë mbeten prioritet edhe për vitin e ardhshëm. Për jetë më cilësore të qytetarëve vazhdojmë me ndërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësve në komunat”, tha Boçvarski në konferencën e sotme për media në Qeveri.
Ai theksoi se do të përforcohen aktivitetet për ndërtim të rrugëve lokale, me intensitet ta pazvogëluar do të vazhdojë ndërtimi i digës së lumit Otinjë në Shtip, janë siguruar mjete për Qytetin e Shkupit për ndërtim të infrastrukturës për transport të shpejtë me autobusë përgjatë qytetit, ndërsa vazhdon edhe projekti për mbështetje financiare të linjave të reja ajrore.
“Në përgjithësi, komponenta zhvillimore e Buxhetit na jep pritshmërinë që vitin e ardhshëm të kemi financim të pandërprerë të projekteve për arritjen e synimeve investuese të Ministrisë. Ne kemi parashikuar 6.188 miliardë denarë për ndërtimin e autostradës në Korridorin 8, përkatësisht autostradën: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe segmentin Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, si dhe autostradën Prilep – Manastir në Korridorin 10”, theksoi Boçvarski.
Me këtë investim, shtoi, e përfundojmë planin për ndërtim të infrastrukturës moderne rrugore nga perëndimi drejtë lindjes, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për aks rrugor pjesë e rrjetit evropian të korridoreve.
Si projekt të rëndësishëm përmes të cilin në vazhdimësi Ministria siguron mbështetje të të gjitha komunave e theksoi rikonstruimin e rrjetit lokal të rrugëve.
“Për vitin e ardhshëm janë paraparë 738 milionë denarë për rindërtim dhe ndërtim të rrugëve nëpër komuna, projekt i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Deri më tani janë përfshirë rreth 60 kilometra rrugë, kemi investuar mbi 11 milionë euro, kemi mbuluar gjithsej 62 rrugë, po bëhen përgatitjet për shpalljen e thirrjes së tretë që duhet të përfshijë rindërtimin e rrugëve lokale në gjatësi prej 60 kilometra të tjera”, theksoi Boçvarski.
Në buxhetin e Ministrisë për vitin e ardhshëm, siç tha, janë paraparë 275 milionë denarë për rindërtim të dy gazsjellësve magjistralë, nga Negotina deri në Manastir, ku punët kanë përfunduar mbi 95 për qind dhe nga Shkupi – Tetova deri në Gostivar, ku realizimi është rreth 80 për qind.
Me mjete nga Banka Evropiane për Investime vitin e ardhshëm, sqaroi ai, 428 milionë denarë do të investohen në ndërtimin e linjave të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërsa përmes Bankës KFV do të investohen 226 milionë denarë shtesë për ujësjellës në Gjevgjeli, Kavadar, Radovish dhe Gostivar. Nga programi i veçantë i Ministrisë janë paraparë 60 milionë denarë për përmirësimin e ujësjellësit dhe rikonstruksionin e rrjeteve të kanalizimit, me të cilat janë planifikuar gjithsej 836 milionë denarë për këtë qëllim.
Siç tha, 399 milionë denarë janë paraparë për vendosjen e sistemit inteligjent transportues të Korridorit 10 me çka do të arrihet siguria në komunikacion dhe do të mundësohet transport më efikas.
“Në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi paraparë 246 milionë denarë për vendosjen e transportit të shpejtë me autobus në Shkup. Dëshiroj të theksoj se procedura e tenderit për këtë projekt është në vazhdim e sipër dhe prej këtu apeloj te Qyteti i Shkupit që të rishqyrtojë shpalljet për anulimin e këtij projekti. I bëjmë thirrje Qytetit të Shkupit që ta rishqyrtojë vendimin sepse çdo devijim nga një sistem i tillë transporti nuk do të sjellë transport më efikas në kryeqytet”, tha Boçvarski.
Janë projektuar, shtoi, edhe 18 milionë denarë për përgatitje të planeve urbanistike për komuna të cilat nuk kanë mjete të mjaftueshme për këtë qëllim, janë siguruar 20 milionë denarë për projekte në komuna me popullatë rome.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake