LAJMI I FUNDIT:

Boçi: Trump është në dijeni të goditjes së Berishës

Boçi: Trump është në dijeni të goditjes së Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është në dijeni të goditjes që i është bërë kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Mënyra se si u sanksionua Sali Berisha tashmë është pothuajse e ditur, pasi janë kërkuar fakte dhe argumenta për shpalljen e tij “non grata” dhe nuk janë faktuar. Unë i di prioritetet e mëdha që kanë Shtetet e Bashkuara, por nuk jemi në rastin e pritjes së radhës së prioriteteve. Sot doli informacioni se Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio, ka argumentuar se si është politizuar dhënia e “non grata”-ve. Vetë zoti Donald Trump ka dijeni për goditjen që i është dhënë një drejtuesi të lartë të djathtë konservator, në këtë rast zotit Berisha”, tha Boçi në A2 CNN.

Sipas Boçit, heqja e “non gratës” do ishte mirë që të bëhej para zgjedhjeve.


“Është shumë e rëndësishme vendosja e dinjitetit të një shtetari si zoti Berisha, por neve do të na interesonte që nëse e vërteta do të dalë, të ndodhë para zgjedhjeve dhe të dalë e plotë para publikut në një moment që është i volitshëm për ne”, theksoi deputeti demokrat.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori